Trump: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit, fitim për Kinën

Trump: Kina është e lumtur që po rihap Ngushticën e Hormuzit; Xi Jinping do të më japë një përqafim të madh

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar situatën në Lindjen e Mesme, duke deklaruar në platformën Truth Social se Kina është shumë e lumtur që ai po ndërmerr veprime për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Sipas tij, ky veprim është përfitim për Kinën, si dhe për të gjitha vendet e botës. Ai gjithashtu ka dhënë siguri se kjo situatë nuk do të përsëritet.

Trump shtoi se presidenti kinez Xi Jinping do t’i japë atij një “përqafim të madh” gjatë vizitës së tij në Kinë në javët e ardhshme, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë në mënyrë inteligjente dhe të efektshme me Kinën.

Scroll to Top