Arjen Roben parashikon fituesin e duelit mes Bajernit dhe Real Madridit.
Ndërsa pritet ndeshja e kthimit e Ligës së Kampionëve mes dy ish-klubeve të tij, Arjen Roben shpreh besimin se Bajerni do të eliminojë Real Madridin.
I pyetur për rezultatin e ndeshjes, Roben u shpreh:
- “Bajerni! Ata janë të qëndrueshëm dhe aktualisht gjithçka po funksionon në mënyrë perfekte. Janë si një makineri e mirëvajisur dhe besoj se do të vazhdojnë deri në fund,” tha ai.
“Megjithatë, është futboll dhe gjithçka mund të ndodhë, si për shembull një karton i kuq. Duhet të jesh i kujdesshëm dhe i përqendruar për të gjitha 95 minutat. Nëse Bajerni ia del, për mua ka vetëm një skuadër që do të fitojë. Bajerni do të përpiqet të luajë lojën e vet. Plani i tyre ka funksionuar gjatë gjithë sezonit,” shtoi ai.
PANORAMASPORT.AL
