31-vjeçar i akuzuar për drogë dhe vjedhje shkel arrestin shtëpiak

Droga dhe vjedhja, 31-vjeçari kapet jashtë banesës, shkeli arrestin shtëpiak

Një 31-vjeçar, i akuzuar për vjedhje dhe shitje droge, është riarrestuar nga policia në Dibër pasi u kap ndërsa kishte shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të dhënë nga Gjykata.

I dyshuari, i identifikuar si S.B., banues në fshatin Fushë-Alie, tashmë i shtohet edhe një vepër e re penale, ajo e largimit nga vendi i qëndrimit.

Burime zyrtare bënë me dije se, “Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kapën dhe ndaluan shtetasin S.B., 31 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie, Dibër.

Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore për këtë rast i kaluan Prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme procedurale.”

Scroll to Top