SHBA nuk hyri në luftë me Iranin për shkak të Izraelit, pretendon Trump: Irani do të ketë një të ardhme të shkëlqyer nëse…
Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë pretendimet se ai është “bindur” për t’u përfshirë në luftë kundër Iranit nga Izraeli. Në një postim në platformën Truth Social, ai deklaroi se përfshirja e Uashingtonit në konflikt bazohej në sulmet e Hamasit të datës 7 tetor ndaj Izraelit dhe në bindjen e tij të përhershme se Irani nuk mund të pajiset kurrë me armë bërthamore.
Që nga fillimi i tensioneve me Iranin, janë ngritur disa pretendime se Trump është ndikuar nga Benjamin Netanyahu, përfshirë edhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, e cila sugjeroi se Izraeli e “tërhoqi” atë drejt luftës.
Në të njëjtin postim, Trump kritikoi mediat për “gënjeshtra dhe histori të sajuara”, duke shtuar se “rezultatet në Iran do të jenë të mahnitshme”. Ai u shpreh gjithashtu se nëse “udhëheqësit e rinj të Teheranit janë të zgjuar”, Irani mund të ketë një “të ardhme të shkëlqyer dhe të begatë”.
