Arrestime pas protestës së PD: Pesë persona mbeten në burg
Njëmbëdhjetë persona, të cilët morën pjesë në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të zhvilluar të premten, janë paraqitur para gjykatës këtë të hënë. Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masat e sigurimit për ta, duke lënë në arrest me burg pesë prej tyre. Ndërkohë, gjashtë protestuesit e tjerë të ndaluar janë liruar me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
