Turizmi Shqiptar Rritet me 11% në Mars: Të Huajt Zgjedhin Shqipërinë

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

Muaji mars shënoi pikën kthyese për turizmin, pas një fillimi të ngadaltë në dy muajt e parë. Të dhënat zyrtare nga Lëvizja e Shtetasve tregojnë për një rritje prej rreth 11% të numrit të të huajve që kanë hyrë në vendin tonë.

Ky tregues ishte në rënie në janar dhe shkurt, dhe më pas pati një rritje të papërfillshme. Sipas turoperatorëve, kjo ecuri e ngadaltë erdhi si pasojë e kushteve jo të favorshme të motit. Muaji mars, megjithatë, shënoi një përshpejtim, i ndikuar nga rritja e numrit të tureve kulturore të organizuara, si dhe e vizitorëve individualë.

Një element që pritet të favorizojë turizmin këtë vit është edhe konflikti në Lindjen e Mesme. Shumë vizitorë, veçanërisht europianë, kanë ndryshuar planet e tyre për shkak të rritjes së pasigurisë në zonën e konfliktit, duke kërkuar alternativa të reja.

Një pritshmëri e tillë pozitive është konfirmuar edhe nga qeveria. Pritshmëria është që edhe ky vit të jetë një vit i suksesshëm për turizmin, me sezonin veror që nis zyrtarisht në maj, kohë kur turistët e parë të organizuar me charter pritet të mbërrijnë në zonën e Golemit.

Lëvizja e shtetasve në mars sipas INSTAT:

  • Gjatë muajit Mars 2026, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 1.289.468 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 11,7%, krahasuar me Mars 2025.
  • Gjithashtu, 1.282.702 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 8,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  • Sa i takon hyrjeve në vend, janë të paktën 680.105 shtetas shqiptarë (rritje me 12,5%) dhe 609.363 shtetas të huaj (rritje me 10,8%).

Daljet nga Shqipëria:

  • Shtetas shqiptarë: 677.471 (rritje me 9,0%)
  • Shtetas të huaj: 605.231 (rritje me 7,9%)

Regjionet e hyrjes së shtetasve të huaj:

  • Evropa Jugore kontribuon me 80% dhe Evropa Perëndimore me 7% të hyrjeve nga Evropa.
Scroll to Top