Aksident Tragjik në Kombinat, Vdes Person në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit, pranë komisariatit numër 6 në Tiranë, duke rezultuar në humbjen e jetës së një personi.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motor. Drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vend, si pasojë e plagëve të rënda të marra.

Viktima dhe drejtuesi i kamionit nuk janë identifikuar ende. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top