Berisha njofton protestë kundër Ramës më 8 maj

Berisha njofton datën e protestës së radhës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 8 maj, një ditë para Ditës së Evropës.

Në një deklaratë për mediat të dhënë nga selia e partisë të premten pasdite, Berisha u shpreh se më 8 maj shqiptarët “do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi” kundër Edi Ramës.

“8 maji, një ditë e rëndësishme. Shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi, kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të qeverisë së tij, pra kundër Edi Ramës dhe narko-ministrave”, tha Berisha.

Scroll to Top