Zjarri në Korçë, familje shpëton pa dëmtime nga flakët

Banesë përfshihet nga flakët në Korçë, familja shpëton mrekullisht.

Një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner dhe më pas ka përfshirë të gjithë banesën.

Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për të shuar flakët.

Raportohet se në banesë ka dëme materiale, ndërsa fatmirësisht, familja që banon atje ka mundur të dalë jashtë pa pësuar asnjë dëmtim.

Policia gjithashtu ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Flakët janë neutralizuar dhe nuk paraqesin rrezik për banesat ngjitur.

Scroll to Top