Publikohet videoja e sulmit të armatosur në darkën e korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë
Janë publikuar pamje video të sulmit të armatosur të kryer nga Cole Allen kundër oficerëve të Shërbimit Sekret të SHBA-së. Sulmi ndodhi gjatë një përpjekjeje për t’iu afruar dhe vrarë Presidentin Donald Trump në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Në pamjet filmike, të cilat janë realizuar në hotelin ku u zhvillua eventi të shtunën e kaluar, shihet 31-vjeçari duke shkelur masat e sigurisë dhe duke lëvizur nëpër korridore me një armë në dorë, ndërsa tentonte t’i afrohej vendit të zhvillimit të ngjarjes.
Gjatë të shtënave, një agjent i Shërbimit Sekret u plagos në gjoks, por u shpëtua falë jelekut antiplumb që mbante veshur.
Cole Allen përballet me tre akuza federale, duke përfshirë tentativën e vrasjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara, transportimin e një arme zjarri jashtë shtetit dhe përdorimin e armës gjatë një krimi të dhunshëm. Nëse dënohet, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.
