Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, qytetarët kërkojnë të drejtat në punë.
Në Ditën Ndërkombëtare të 1 Majit, e njohur si Dita e Punëtorëve, Unioni i Sindikatave ka organizuar një protestë para Ministrisë së Ekonomisë.
Disa nga pankartat e mbajtura nga qytetarët që protestojnë për të drejtat në punë shkruajnë: “Jeta e punëtorit nuk është kosto biznesi” dhe “Pagë për të jetuar, jo për të mbijetuar”.
Përveç numrit të paktë të protestuesve, vihet re edhe mungesa në masë e të rinjve.
Përveç kërkesës për ngritjen e një ministrie të posaçme për punën, qytetarët kërkojnë gjithashtu edhe miratimin e një page minimale jetike dinjitoze.
