Trump Paralajmëron: Bombardimet do të jenë në “Nivel më të lartë” nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, duke paralajmëruar se bombardimet mund të fillojnë në një nivel më të lartë nëse nuk arrihet një marrëveshje me Iranin.
Presidenti amerikan sugjeron se konflikti do të përfundojë dhe Ngushtica e Hormuzit do të rihapet, “duke supozuar se Irani pranon të japë atë për të cilën është rënë dakord”.
Ai shtoi: “Nëse nuk bien dakord, fillojnë bombardimet dhe për fat të keq, do të jenë në një nivel dhe intensitet shumë më të lartë se më parë.”
