Berisha: Rama riktheu kafazin në gjykatë si në kohën e Hoxhës

Berisha: Rama riktheu kafazin në sallën e gjyqit si në kohën e Enver Hoxhës

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve dhe simpatizantëve të PD në degën numër 5 në Tiranë, Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me arrestimin e Ilir Metës. Sipas Berishës, Rama e urren Metën, por më shumë i urren qytetarët.

Duke akuzuar Ramën, Berisha u shpreh se kreu i qeverisë ka rikthyer kafazin në sallën e gjyqit, duke e krahasuar këtë me gjyqet e kohës së Enver Hoxhës.

“E riktheu Edi Rama kafazin në sallën e gjyqit, ndërkohë që vrasës serialë po në atë burg festojnë çdo natë me pije, kokainë dhe orgji të tjera. Po pse kafazi? Sigurisht, ai e urren Ilir Metën, por ai urren qytetarët në radhë të parë. Ai do që qytetarët të tremben sa më shumë. Kurse ju nuk trembeni. Ju nuk jeni trembur”, tha Berisha.

Scroll to Top