Tërmet në Pakistan: 1 i vdekur, 11 të plagosur në Jalam

Tërmet në Pakistan, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur distriktin Jalam, në provincën veriore pakistaneze Punjab, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe 11 të tjerë të plagosur. Raportimi vjen nga gazeta Dawn, e cila citon autoritetet lokale.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 12 kilometrash, ndërsa vendndodhja e saj ishte 58 kilometra në jugperëndim të qytetit Jalam.

Si pasojë e lëkundjeve, raportohet se janë dëmtuar 10 banesa.

Forca të shumta policore, ekipe të shpëtimit dhe zyrtarë të administratës lokale u dërguan menjëherë në vendngjarje, ku po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Sipas informacioneve, 12 persona të plagosur janë dërguar në një qendër mjekësore, tetë prej të cilëve më vonë janë transferuar në spital. Është konfirmuar vdekja e një adoleshenti.

Scroll to Top