Stërvitja e parë e Maranit me Kombëtaren Shqiptare

Trajneri Rolando Maran ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare me Kombëtaren shqiptare të futbollit, të cilën e mori në drejtim pak javë më parë.

Në këtë seancë të parë, krahas mungesës së Ardjan Ismajlit, i cili është larguar nga grumbullimi për shkak dëmtimi, mungonte edhe një mbrojtës tjetër.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) sqaroi se Naser Aliji ka zhvilluar vetëm një fazë rikuperimi, pasi një ditë më parë kishte luajtur 90 minuta me ekipin e tij, Dinamos, në ndeshjen kundër Egnatias.

Futbollistët kanë kryer ushtrime si në palestër, ashtu edhe në fushë. Ata janë ndarë gjithashtu në grupe për të zhvilluar një ndeshje kontrolli. Ky zhvillim synon t’i mundësojë Maranit dhe stafit të tij të vëzhgojnë lojtarët në veprim dhe të fillojnë të hedhin idetë e para për formacionin me të cilin do të përballen në miqësoren kundër Izraelit të mërkurën.

Scroll to Top