Protesta vdekjeprurëse në Kenia kundër qendrës Ebola të SHBA

Protesta të dhunshme në Kenia, 2 viktima kundër planit të SHBA për ngritjen e një qendre karantinimi për Ebolën

Kenia është përfshirë nga protestat ku dy persona kanë humbur jetën. Protestat janë zhvilluar kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ngritur një qendër karantinimi për qytetarët amerikanë të ekspozuar ndaj Ebolës në një bazë ushtarake në Kenia.

Zyrtarë të lartë amerikanë njoftuan javën e kaluar se SHBA-të po krijojnë një strukturë në Kenia për qytetarët amerikanë që janë ekspozuar ndaj virusit Ebola. Sipas këtij vendimi, personat e ekspozuar ndaj Ebolës do të karantinohen atje dhe nuk do të transportojnë njerëz me simptoma drejt SHBA-së.

Ky vendim ka shkaktuar reagim të fortë nga vendasit, të cilët kanë kundërshtuar duke u ngritur në protestë, e cila u shoqërua me përplasje dhe tensione.

Megjithatë, Presidenti William Ruto e mbrojti planin e SHBA-së, duke thënë se ai ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë kombëtare për përgatitje dhe një partneriteti afatgjatë shëndetësor me Uashingtonin. Javën e kaluar, Kenia miratoi një kërkesë të SHBA-së për të ngritur një qendër në një bazë të forcave ajrore në Kenian qendrore për amerikanët që mund të jenë ekspozuar ndaj Ebolës.

“Hundreds of people took to the streets of Nanyuki in central Kenya to protest moves by the United States to set up an Ebola quarantine facility at a military base there — Reuters (@Reuters)”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top