VIDEO/ Atmosfera e tifozëve kuqezi në stadiumin “Air Albania” përpara ndeshjes me Izraelin
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Izraelin në stadiumin “Air Albania” në një ndeshje miqësore që do të nisë në orën 20:00. Ky takim shënon gjithashtu debutimin e trajnerit të ri, Rolando Maran.
“Panorama Sport” sjell pamje nga stadiumi rreth gjysmë ore para fillimit të ndeshjes. Vërehet një numër i ulët tifozësh, pavarësisht se çmimet e biletave janë ulur. Kjo situatë mund të konsiderohet si një nga ndeshjet me më pak spektatorë të Kombëtares në stadiumin “Air Albania”.
Kontrollet në hyrje të stadiumit kanë qenë të rrepta. Megjithëse numri i tifozëve është më i ulët se zakonisht, masat e sigurisë kanë qenë maksimale.
Pamje nga stadiumi: ( ) ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL
