Trajneri Maran pas debutimit me Shqipërinë: Vlerëson lojën

“`html

Maran pas debutimit me Shqipërinë: “E prisja, pashë gjëra të mira dhe negative, Broja duhet të jetë pikë referimi, e di ku duhet të punoj”

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Rolando Maran, është shprehur pas ndeshjes së tij të parë në stolin kuqezi se i kishte parashikuar vështirësitë që do kishte ekipi në procesin e mësimit dhe përshtatjes me idetë e tij.

“Është për të ardhur keq, sot shpresoja të merrja një fitore për tifozët dhe për ne, sepse kur e nis një punë është mirë ta nisësh mirë. Pjesërisht loja shkoi mirë, ndërsa pjesërisht më pak. Ajo që më pëlqeu ishte përpjekja jonë për të zhvilluar lojën, sidomos në situata ku krijuam shumë mundësi, por jo goditje. Pastaj humbëm pak ekuilibrin dhe ky është aspekti ku duhet të punojmë për të mos pasur humbje ekuilibri. Jam dakord që në pjesën e parë bëmë më mirë, pasi sipas meje kishim ekuilibrin. Mungoi në pjesën e dytë, për të bërë më shumë, humbëm ekuilibrin dhe aty u bë më e vështirë, pasi Izraeli është një ekip shumë teknik dhe i vështirë për t’u ndalur pa kohën e duhur të presionit.

Pozicionet janë të thjeshta, duhet të kemi 5 lojtarë në sulm që ndërrohen. Nga njëra anë, nga karakteristikat, vendosa lojtarët aty ku ndjehen më mirë. Vendosa Hoxhën që ishte më i hapur, të ndërrohej me Mehmetin. Nga ana tjetër, kishim Lacin dhe Hysajn, të cilët në mbajtjen e topit duhej të bëheshin i pesti. Sipas meje nuk bëmë keq në pjesën e parë, por në të dytën, kur sheh që humb ekuilibrin dhe nisin kundërsulmet, bëhet më e vështirë. Koha ishte e paktë, por edhe sot më shërbeu shumë për të parë disa situata në fushë, të cilat do të jenë mësim për ne. Unë po përpiqem të bëj diçka më shumë, të luaj më shumë në gjysmëfushën kundërshtare; kjo ka sjellë më pak në disa pjesë të tjera dhe duhet të gjejmë ekuilibrin.

Për fat të keq është humbje, është më mirë të punosh me fitore, por më dha input për aspekte të rëndësishme për të punuar me këta lojtarë në vijim. Lojtarët janë përpjekur të bëjnë gjërat që u kam kërkuar, kanë treguar përkushtim. Padyshim disa gjëra duhen përmirësuar, por e prisja këtë. Ishte ndeshja më e parehatshme, jo për vlerën, por për llojin e kundërshtarit, që janë të mirë në mbajtjen e topit dhe që mund të na krijonin probleme me presionin, gjë të cilën duhet ta përmirësojmë.

Broja? Ai duhet të ishte më shumë pikë referimi qendrore, por karakteristikat e bëjnë të lëvizë. Sipas meje, ai duhet të jetë më shumë pikë referimi. Për të ishte hera e parë, ka punuar tre ditë me mua, ka gjëra që duhet përmirësuar. Por ai u përpoq të bënte gjërat që i kërkova, por edhe shkoi të gjente hapësira në krah, sepse sulmuesi ka nevojë të gjejë kontaktin me topin në momentin kur ne nuk ja çojmë atij. Janë gjëra që duhet të sistemohen. Nuk mund të jem i lumtur për rezultatin, por për paraqitjen them se pashë gjëra pozitive dhe negative. Ndoshta prisja të punoja me rezultat pozitiv, por mua më ka shërbyer shumë, pasi më jep indicie se ku mund të punoj më shumë.

Mikpritja? Tani kam provat, kam gjetur një mikpritje të shkëlqyer, ndaj nuk jam i kënaqur sot, sepse ishte mirë të shpërbleja të gjithë me paraqitje dhe rezultat të mirë. Por ne e dinim që ishte ndeshje përgatitore dhe shpresoj të shpërblej këtë ngrohtësi që kam marrë deri tani,” tha Maran për “SuperSport”.

“`

Scroll to Top