Zhvlerësimi i Armando Brojës: Tani vlen 5 milionë euro, humbje prej 3 milionësh
Vlera e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, në tregun e transferimeve është ulur ndjeshëm, sipas të dhënave nga “transfermarkt”. Tashmë ai vlerësohet 5 milionë euro, nga 8 milionë euro që ishte më parë, duke shënuar një rënie prej 3 milionë eurosh.
Broja ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë këtij sezoni. Megjithatë, është interesante të vihet re se në tetor të vitit të kaluar, kur ishte pjesë e skuadrës së Chelsea, vlera e tij arrinte në 14 milionë euro.
Vlera aktuale prej 5 milionë eurosh e kthehet te niveli i vitit 2021, periudhë kur ai luante për skuadrën e Vitesse dhe ishte pjesë e akademisë së Chelsea.
Armando Broja ka kontratë me klubin e tij deri në vitin 2030, por mbetet mundësia që ai të ndryshojë ekip gjatë merkatos së ardhshme.
