Milani pret vendim nga Rangnik, por presidenti austriak e “frenon”
Milani përballet me një vendim të rëndësishëm gjatë javëve të ardhshme, si për sa i përket trajnerit të ri ashtu edhe për drejtimin sportiv të ekipit.
Në këtë drejtim, pronari i Milanit, Xherri Kardinale, ka shprehur interes për Ralf Rangnik, trajnerin aktual të Kombëtares së Austrisë. Synimi është që Rangnik të marrë rolin e drejtuesit të përgjithshëm të projektit, një rol të ngjashëm me atë që ka pasur më parë me klubet nën pronësi të Red Bull.
Vetë gjermani ka deklaruar se për momentin ka vendosur gjithçka në pritje, pasi fokusi i tij kryesor është Kampionati Botëror me Austrinë.
Megjithatë, një sinjal i qartë është dhënë nga presidenti i Federatës Austriake të Futbollit, Josef Proll. Ai ka deklaruar: “Kemi pasur disa takime të ndryshme, duam që ta mbajmë atë deri në Europianin 2028. Ai i njeh burimet tona, i takon atij të marrë një vendim.” Këto deklarata publike të presidentit Proll tregojnë qartë se ka pasur një ofertë për rinovimin e kontratës së Rangnik.
Tani, zgjedhja i takon Rangnik. Ai ka para dy oferta të ndryshme dhe mundësinë të vendosë për të ardhmen e tij. Të dy palët presin që ky vendim të merret para fillimit të Kampionatit Botëror.
