Manuel Neuer dëmtohet, dyshim për Kupën e Botës

Alarm në Gjermani: Manuel Neuer shkakton shqetësim te trajneri Nagelsmann

Pjesëmarrja e Manuel Neuer në testin e fundit përpara Kupës së Botës është tashmë në pikëpyetje serioze. Portieri nuk arriti të stërvitej me ekipin as të enjten.

Manuel Neuer është rikthyer në kombëtaren gjermane dhe pritet të jetë portieri titullar në Kupën e Botës. Siç dihet, Neuer pësoi një dëmtim në pulpa e këmbës në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Këlnit dhe u detyrua të mungonte. Ai humbi gjithashtu finalen e kupës, të cilën Bayern Munich e fitoi me rezultatin 3-0 kundër Stuttgartit.

Prandaj, ekziston mundësia që ndeshja e parë e Neuer pas rikthimit të jetë drejtpërdrejt një ndeshje e Kupës së Botës. Portieri luajti për herë të fundit me kombëtaren gjermane pak më shumë se dy vjet më parë.

Gjermania do ta nis fushatën e saj në Kupën e Botës më 14 qershor, në orën 19:00, kundër skuadrës së Curaçaos.

Scroll to Top