Florentino Perez zgjidhet president i Real Madrid, Murinjo vjen!

Florentino Perez “blindon” Realin, fiton zgjedhjet dhe përgatitet për prezantimin e Zhoze Murinjos

Zgjedhjet për president në klubin e Real Madrid kanë rezultuar sipas pritshmërive. Florentino Perez ka siguruar shumicën e votave, duke fituar me 65% kundrejt rivalit të tij Enrike Rikelme. Presidenti i klubit pranoi se diferenca mund të kishte qenë edhe më e thellë, por kjo nuk e ka zvogëluar entuziazmin e tij për një fitore të arritur në një periudhë sfiduese për klubin madrilen.

Ai u premtoi tifozëve ndryshime dhe përforcime të mëdha në ekip gjatë ditëve të fushatës elektorale. Ndryshimi kryesor pritet të fillojë me Zhoze Murinjon, i cili është gati të bëhet pjesë e projektit të ri. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë pritet vetëm pagesa e dëmshpërblimit prej 15 milionë eurosh ndaj Benfikës për ta zyrtarizuar.

Ky hap pritet të ndodhë shumë shpejt, pasi Murinjo synon të nisë punën për ndërtimin e ekipit të tij brenda mesjavës. Konate, i cili është larguar nga Liverpooli, dhe Dumfries, i cili do të blihet nga Interi, janë dy përforcimet e para të planifikuara. Ende mbetet mister identiteti i futbollistit për të cilin Perez deklaroi se do të bënte një ofertë prej 150 milionë eurosh për ta afruar te Reali.

Scroll to Top