Kaosi me EES Evropian: Stabilizimi mund të zgjasë dy vite

Kaosi me sistemin e ri EES në Europë, zyrtari i BE-së: Stabilizimi mund të zgjasë deri në dy vite!

Sistemi i ri i Hyrjeve/Daljeve (EES) i Evropës, i krijuar për të modernizuar kontrollet kufitare, po përballet me kaos dhe konfuzion muaj pas lançimit, duke shqetësuar udhëtarët. Një zyrtar i Bashkimit Europian ka pranuar se skema, e cila ka nxitur kritika nga industria e udhëtimit, mund të ketë nevojë për dy vjet për t’u stabilizuar plotësisht.

Frontex, agjencia e BE-së për menaxhimin e kufijve të jashtëm, ka theksuar se mbledhja e të dhënave biometrike, veçanërisht marrja e gjurmëve të gishtërinjve nga udhëtarët jashtë BE-së gjatë hyrjes së tyre të parë në Zonën Shengen, është një nga sfidat kryesore të implementimit të sistemit.

Uku Särekanno, zëvendësdrejtor ekzekutiv në Frontex, deklaroi në një aktivitet të organizuar nga ABTA (shoqata britanike e agjentëve të udhëtimit dhe operatorëve turistikë) në Londër: “Ne presim që situata të stabilizohet brenda një ose dy vitesh, sepse pjesa më sfiduese është regjistrimi i parë.” Ai gjithashtu sqaroi se po punohet për të siguruar një qasje koherente dhe të harmonizuar ndaj procedurave kufitare, duke adresuar rastet ku udhëtarëve u janë kërkuar gjurmët e gishtërinjve pas vizitave të tyre të para, praktikë kjo që nuk përputhet me politikat e EES.

Mark Tanzer, drejtor ekzekutiv i ABTA-s, e cilësoi paralajmërimin e stabilitetit dyvjeçar si “shumë të dhimbshëm” për industrinë.

Një problem thelbësor me zbatimin e EES ka qenë qasja e ndryshme e vendeve anëtare. Megjithëse sistemi pritej të ishte në fuqi të plotë në të gjitha kufijtë e Zonës Shengen që nga prilli, janë raportuar radhë të gjata në destinacione popullore si Spanja, Portugalia dhe Franca.

Särekanno pranoi ndryshimet në zbatim brenda BE-së, duke theksuar se disa vende po e menaxhojnë sistemin më mirë falë burimeve të dedikuara, ndërsa të tjerat ende përballen me vështirësi. Ai shtoi se nuk ka plane për të zgjeruar mundësitë e vendeve për të pezulluar proceset EES gjatë periudhave të ngjeshura, një lajm jo i mirë për udhëtarët gjatë sezonit të verës. Frontex shpreson që deri në shtator të gjitha mangësitë të jenë zgjidhur.

Megjithatë, Tim Alderslade, drejtor ekzekutiv i Airlines UK, shprehu shqetësimin duke thënë: “Mendoj se kemi ende punë për të bërë.”

Scroll to Top