Dean Vranici, talenti shqiptar kërkohet nga 3 klube italiane

Verë vendimtare për të ardhmen e talentit shqiptar Dean Vranici, tre klube italiane kërkojnë firmën e tij.

Kjo verë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit shqiptar me tipare sulmuese, Dean Vranici. Pas shumë vitesh aktivizimi në akademinë e Parmës, talenti 20-vjeçar ka vendosur të largohet për t’iu përkushtuar futbollit profesionist.

Vranici vjen pas një sezoni të karakterizuar nga luhatje, kryesisht për shkak të dëmtimeve që i kanë kufizuar ndjeshëm minutazhin në fushë. Megjithatë, ai shpreh optimizëm se në klubin e ri do të ketë mundësinë të tregojë vlerat dhe cilësitë e tij, të cilat e kanë bërë prej vitesh pjesë të kombëtareve të moshave të Shqipërisë.

Sipas informacioneve nga mediat italiane, interes konkret për të nënshkruar me lojtarin shqiptar kanë shfaqur klubet Novara, Alçone Mikano dhe Peskara, të cilat garojnë në Serinë C.

Tashmë mbetet të shihet se cilën nga këto oferta do të zgjedhë Vranici për të hedhur hapin e madh të parë në karrierën e tij.

Scroll to Top