Rangnik zgjat kontratën me Austrinë deri në 2028

ZYRTARE: Ralf Rangnik rinovon kontratën me Federatën Austriake të Futbollit deri në vitin 2028

Ralf Rangnik ka marrë vendimin përfundimtar dhe ka zyrtarizuar sot të ardhmen e tij. Pavarësisht spekulimeve të ditëve të fundit për një interes nga ana e Milanit dhe klubeve të tjera italiane, trajneri i kombëtares austriake nuk ka ndër mend të largohet nga detyra e tij aktuale.

Federata Austriake e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht sot rinovimin e kontratës me trajnerin, duke e zgjatur atë deri në vitin 2028. Ky vendim shënon fundin e çdo diskutimi për të ardhmen e teknikut në merkato.

Në njoftimin e Federatës thuhet: “Vendimi është marrë: trajneri Ralf Rangnik do të vazhdojë karrierën e tij të suksesshme me ekipin kombëtar austriak dhe do të mbetet pjesë e Federatës të paktën deri në Kampionatin Europian UEFA 2028. Rinovimi i kontratës vjen pas disa muajsh diskutimesh intensive dhe të besueshme. Si Ralf Rangnik ashtu edhe Josef Proll kanë theksuar vazhdimisht gjatë kësaj periudhe se bashkëpunimi dhe komunikimi janë karakterizuar nga respekti i ndërsjellë, një mirëkuptim i qartë dhe vullneti për të vazhduar në mënyrë të qëndrueshme zhvillimin pozitiv të ekipit kombëtar. Bordi mbikëqyrës i Federatës votoi unanimisht në favor të rinovimit të kontratës së Ralf Rangnik.”

Scroll to Top