Mikroplastika dhe Rreziku i Atakut Kardiak

Zbulohet lidhja mes mikroplastikës dhe atakut kardiak

Ende nuk ka prova definitive se mikroplastika është shkaku kryesor i atakut kardiak, por një studim i ri italian, i publikuar në revistën “European Heart Journal”, sugjeron se ajo mund të jetë një faktor kyç. Studimi tregon se personat që kanë pësuar një atak kardiak kanë më shumë se dyfishin e mundësisë që këto substanca të gjenden në gjakun e tyre, krahasuar me ata me sëmundje kronike të zemrës ose arterie koronare të shëndetshme.

“Mikroplastikat dhe nanoplastikat janë grimca të vogla plastike që gjenden pothuajse kudo në mjedis, duke përfshirë ajrin që thithim, ujin që pimë dhe shumë nga ushqimet që konsumojmë”, shpjegon autori kryesor i studimit, Pasquale Paolisso, nga Spitali Universitar “Sant’Andrea” në Romë.

Vitet e fundit, shkencëtarët kanë filluar të zbulojnë këto grimca edhe në indet dhe organet njerëzore, duke ngritur shqetësime për efektet e tyre të mundshme shëndetësore.

Studimi, i kryer nga studiues nga Universiteti “La Sapienza” i Romës, Universiteti i Veronës dhe Universiteti i Kampanjës “Luigi Vanvitelli” në Napoli, përfshiu 61 persona që iu nënshtruan angiografisë koronare për shkak të një ataku të dyshuar kardiak. Studiuesit zbuluan se në 84.2% të 19 pacientëve që kishin pësuar një atak kardiak, mikroplastika ishte e pranishme në gjakun e tyre nga arteriet koronare ose enët periferike. Kjo përqindje është më shumë se dyfishi i atyre që nuk kishin pasur probleme me zemrën.

Scroll to Top