Shehaj përjashtohet nga Kuvendi për 60 ditë

Agron Shehaj, përjashtuar për 60 ditë nga Kuvendi për marrjen e dokumenteve konfidenciale të marrëveshjes me SHBA

TIRANË – Sekretariati i Etikës në Kuvend ka vendosur përjashtimin për 60 ditë nga Kuvendi të kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Ky vendim vjen pas incidenteve të ndodhura ditën e djeshme në ambientet e parlamentit.

Sekretariati i Etikës ka marrë në shqyrtim vetëm çështjen e përjashtimit të deputetit nga parlamenti. Ndërkohë, referimi në SPAK nuk bën pjesë në kompetencat e këtij organi. Partia Socialiste, e cila e akuzoi Shehajn për nxjerrjen e sekretit hetimor, ka mundësinë të kryejë vetë referimin në SPAK.

Gjatë ditës së djeshme, Agron Shehaj u përfshi në një incident në Kuvend. Për arsye ende të paqarta, ai mori me vete marrëveshjen e huasë në fushën e mbrojtjes, dokument ky i klasifikuar si konfidencial.

Scroll to Top