Meloni, Trump: Marrdhënia politike ndryshe nga pritshmëritë

Kriza në marrëdhënien me Trump: Meloni për NYT: Kisha besuar se gjërat do të ishin më të lehta, por kanë shkuar ndryshe

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka pranuar se marrëdhënia e saj me ish-presidentin amerikan Donald Trump nuk ka rezultuar siç ajo kishte shpresuar, pavarësisht ngjashmërive mes tyre në çështje si emigracioni dhe kundërshtimi i kulturës “woke”.

Në një intervistë për “The New York Times”, Meloni deklaroi se kishte pasur besimin se bashkëpunimi me Trump do të ishte më i lehtë, por situata ka evoluar në një drejtim tjetër.

Sipas kryeministres italiane, ajo dhe Trump nuk kanë komunikuar prej disa javësh. E pyetur nëse do të kenë kontakt pas pushimeve verore, Meloni u përgjigj me rezervë: “Epo, do të shohim”.

Megjithatë, ajo theksoi se marrëdhëniet personale nuk përcaktojnë politikën e Italisë. “Unë vazhdoj të besoj se uniteti i Perëndimit është shumë i rëndësishëm. Nuk e bazoj strategjinë italiane në bazë të marrëdhënieve të mia personale”, tha Meloni.

Scroll to Top