Sulm verbal ndaj deputetes Iris Luarasi

VIDEO/ Sulmi verbal i protestuesve ndaj deputetes Iris Luarasi, Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë, e rëndë sepse nxitet nga gratë

Botuar më 08.09.2026 nga Shek

Zëvendëskryeministrja e vendit, Albana Koçiu, ka dënuar me forcë sulmin verbal të disa protestuesve ndaj deputetes së PS-së, Iris Luarasi. Kjo e fundit ishte duke shkuar në Kuvend kur disa qytetarë e kanë akuzuar si hajdute dhe kriminele, duke argumentuar se ajo nuk duhet të përfaqësojë gratë.

“Kjo nuk është as protestë, as shprehje e zemërimit qytetar. Është dhunë e mirëfilltë dhe e shëmtuar, e cila duhet dënuar me forcë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë justifikim. Dhuna ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, veçanërisht ndaj grave, si në rastin e sotëm ndaj Iris Luarasit, është një akt i turpshëm. Aq më e rëndë bëhet kur nxitet nga vetë gratë. Sjellje të tilla nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë Shqipërinë europiane”, shkruan Koçiu.

Scroll to Top