Zvicra heq statusin “i divorcuar”: Parlamenti pret votën

Zvicra drejt heqjes së statusit “i divorcuar”, qeveria mbështet nismën

Qeveria zvicerane ka shprehur qëllimin për të shfuqizuar kategorinë e statusit martesor “i divorcuar”, duke miratuar një nismë të deputetes liberale Nadine Gobé.

Gobé, anëtare e Partisë Demokratike të Lirë, ka kundërshtuar praktikën që personat e divorcuar të duhet të deklarojnë statusin e tyre si “të divorcuar” në formularët zyrtarë, edhe vite pas përfundimit të martesës.

Sipas deputetes, ky status është i panevojshëm, pasi divorci është një çështje ligjore tashmë e zgjidhur. Ajo argumenton se “kërkesa që një person të identifikohet përgjithmonë si i divorcuar do të thotë që një ngjarje private përjetësohet administrativisht”.

Gobé propozon që personat e divorcuar të rikthehen në kategorinë “beqarë” në formularët zyrtarë, duke eliminuar kështu një status të veçantë për një martesë të mbyllur.

Tani, Parlamenti zviceran pritet të votojë për këtë nismë. Nëse miratohet, do të nevojiten ndryshime ligjore për të hequr statusin “i divorcuar” nga dokumentet dhe formularët zyrtarë.

Le Conseil fédéral soutient la motion de Nadine Gobet (PLR/FR) visant à supprimer le statut civil de «divorcé» en Suisse. Le divorce resterait enregistré comme événement d’état civil, mais sans constituer un statut distinct.

Scroll to Top