Sulm rus në një qendër tregtare në Ukrainë: 4 të vrarë dhe mbi 60 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë
Një sulm rus ka goditur një qendër tregtare në qendër të qytetit Pavlohrad, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Ministri i Brendshëm ukrainas, Ivan Vyhivskyi, deklaroi se sulmi ndodhi në mes të ditës, në një moment kur zona ishte e mbushur me njerëz.
“Rusët goditën një qendër tregtare në qendër të Pavlohradit. Në mes të ditës, kur kishte shumë njerëz në rrugë”, shkroi Vyhivskyi në platformën Telegram.
Sipas kreut të Administratës Shtetërore Rajonale të Dnipropetrovskit, Oleksandr Ganzha, katër persona humbën jetën dhe më shumë se 60 të tjerë u plagosën.
Midis të plagosurve raportohet se janë edhe tre fëmijë, të moshës 13, 14 dhe 15 vjeç.
Autoritetet ukrainase e kanë dënuar sulmin, ndërsa vijojnë përpjekjet e ekipeve të emergjencës në zonën e goditur.
