E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë takohet me Gazment Bardhin: Amerika, një aleat i çmuar i Shqipërisë
Në datën 10 shtator 2026, E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, znj. Nancy Van Horn, zhvilloi një takim këtë mëngjes me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zotin Gazment Bardhi.
Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit dhe parapriu fillimin e sesionit të ri parlamentar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, zoti Bardhi theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë një aleat të çmuar dhe strategjik për Shqipërinë. Ai shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të konsolidohet.
“Në fillim të këtij sesioni të ri parlamentar, pata kënaqësinë të mirëpres E ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, znj. Nancy Van Horn,” shkroi Bardhi. “Diskutuam mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet tona dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona.”
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë. Jemi krenarë që qëndrojmë së bashku si aleatë në NATO dhe të vendosur për të vijuar forcimin e partneritetit tonë të ngushtë dhe të qëndrueshëm,” përfundoi ai.
