Tragjedi Kazakistan: Grua dhe foshnjë humbin jetën

Tragjedi në Kazakistan: Grua hidhet nga kati i 15-të, vdes foshnja në karrocë

Një ngjarje e rëndë tronditëse ka ndodhur në Astana të Kazakistanit, ku një grua 27-vjeçare ka humbur jetën pasi është vetëvarur duke u hedhur nga kati i 15-të i një pallati. Gjatë rënies, ajo ka përfunduar mbi një karrocë foshnjash, ku ndodhej një fëmijë 2-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes tragjike, kanë humbur jetën si gruaja, ashtu edhe foshnja e vogël.

Ngjarja, e cila është filmuar dhe pamjet e saj janë shpërndarë në rrjetet sociale, ka shkaktuar reagime dhe tronditje të forta.

Sipas raportimeve të mediave lokale, fëmija ishte në karrocë jashtë pallatit në momentin kur gruaja ra nga lartësia e konsiderueshme. Përplasja rezultoi fatale për të dy.

Autoritetet kompetente në Kazakistan kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie dhe për të sqaruar çfarë ka ndodhur para momentit të rënies.

Scroll to Top