Aksident i rëndë në Shën Petersburg: 8 makina të përfshira, 1 e plagosur

Kaos në Rusi, tetë makina përplasen në Shën Petersburg

Një aksident i rëndë, ku u përfshinë tetë automjete, ka ndodhur sot në qendër të Shën Petersburgut, Rusi. Si pasojë, një grua mbeti e plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një automjeti të zi ka shkelur semaforin e kuq, duke shkaktuar përplasje me disa makina të tjera. Përplasja çoi në përmbysjen e automjetit të tij, ndërsa automjetet e tjera pësuan dëme të konsiderueshme.

“Një aksident i madh, ku u përfshinë tetë automjete, ndodhi në kryqëzimin e Bulevardit Nevski dhe rrugës Sadovaja. Sipas të dhënave paraprake, një grua që ndodhej në njërën nga makinat u plagos në aksident,” thuhet në njoftimin përkatës.

Scroll to Top