I riu i vrarë në Manëz kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje

I riu i vrarë në Manëz kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje të dyfishtë

33-vjeçari Flori Paluçi, i cili humbi jetën në një përplasje me armë në Manëz të Durrësit pak ditë më parë, rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Umbertide, Itali.

Sipas informacioneve, Paluçi kishte arritur të largohej nga Italia para se të arrestohej.

Ngjarja në Itali ka ndodhur më 19 qershor, rreth orës 19:45, në qytetin e Vernës. Në atë kohë, pranë një lokali dhe një parkingu, 33-vjeçari shqiptar kishte hapur zjarr me armë drejt dy shtetasve italianë, përkatësisht 28 dhe 33 vjeç. Të dy të plagosurit u dërguan me urgjencë me ambulancë ajrore në spitale, pasi ndodheshin në gjendje të rëndë.

Autori i ngjarjes u identifikua brenda pak ditësh, por urdhër-arresti i lëshuar nuk mundi të ekzekutohej, pasi 33-vjeçari shqiptar kishte arritur të largohej nga vendi përpara se forcat e rendit ta kapnin.

Scroll to Top