Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja
Akademiku Rexhep Qosja ka ndërruar jetë. Lajmin e bënë të ditur familjarët.
“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026, është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
