Aksident fatal Elbasan-Cërrik: Një viktimë, një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Cërrik, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Elbasan – Cërrik, në fshatin Mjekës.

Sipas policisë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi A. B., ndërsa është dëmtuar shtetasi L. R., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftim.

Scroll to Top