Aksion SPAK në Tiranë: Kontrolle dhe Sekuestrime në Call Center

SPAK ndërmerr aksion në Tiranë, kontrolle në disa ‘Call Center-a’

Prokuroria e Posaçme ka nisur sot një aksion në disa ‘Call Center-a’ në Tiranë. Aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm, ndërsa kontrollet janë zgjeruar edhe në banesa.

Mësohet se deri më tani SPAK ka kryer disa sekuestrime dokumentash, pajisjesh elektronike si dhe parash.

Dosja.al mëson se SPAK e ka ndërmarrë vetë këtë aksion, pasi dyshohet se ka punonjës policie të përfshirë në këto ‘Call Center-a’. Kohët e fundit SPAK ka ndërmarrë aksione të ndryshme në shumë ‘Call Center-a’ në vend. Nga këto kontrolle janë sekuestruar miliona euro pasuri si dhe janë arrestuar disa persona.

Scroll to Top