Shkodër: 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 27-vjeçare ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte shpallur një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj.
E reja, me inicialet M.S., kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes. Thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që iu përgjigjën menjëherë apelit për të dhuruar gjak.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike.
