Avokate italiane nën hetim për lidhje me organizatë kriminale

**Avokatja e njohur italiane nën hetim për lidhje me organizatë kriminale shqiptare**

Një avokate e njohur italiane është vënë nën akuzë nga Prokuroria, pasi dyshohet se ka vepruar si ndërmjetëse për një organizatë kriminale shqiptare, e përfshirë në trafik droge dhe veprimtari të tjera të paligjshme. Bëhet fjalë për avokaten Daniela Paccoi, e cila aktualisht po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas akuzave, Paccoi ka shërbyer si lidhje mes drejtuesve të organizatës shqiptare dhe klientit të saj, i cili u arrestua në janar të vitit të kaluar me rreth 65 kilogramë kokainë. Raportohet se ajo ka përcjellë mesazhe nga Shqipëria në burg dhe anasjelltas. Gjithashtu, dyshohet se ka ndihmuar klientin e saj të shmangë zbulimin e bashkëpunëtorëve, duke organizuar edhe një rast të simuluar ku droga do të gjendej, për të krijuar përshtypjen e gatishmërisë së tij për bashkëpunim me hetuesit.

Zyra e prokurorisë së Peruxhias beson se avokatja Daniela Paccoi ka luajtur një rol kyç brenda një organizate të madhe kriminale ndërkombëtare. Ajo akuzohet për komplot për trafik narkotikësh, nxitje të deklaratave të rreme dhe trafik droge.

Hetimi, i koordinuar nga Zëvendës Prokurori Gennaro Iannarone, përfshin edhe dy persona të tjerë: një shtetas shqiptar, i cili konsiderohet nga hetuesit si korrieri dhe arkëtari i organizatës në Itali, dhe Matteo Coresi. Biznesmeni Coresi është vëllai i Gianpaolo Coresi, i mbrojtur më parë nga avokatja Paccoi, i cili u arrestua me 65 kilogramë kokainë të fshehur në automjetin e tij dhe në ambientet e picerisë së tij në Foligno.

Drejtuesit shqiptarë të organizatës, përmes avokates penal të cilës i paguanin rregullisht, i kanë dërguar Coresit para dhe mesazhe, duke i premtuar zgjidhje për të marrë trajtim më të butë nga sistemi i drejtësisë. Sipas dokumenteve, tre të dyshuarit kishin organizuar transportin e dy kilogramëve drogë, të cilat më pas u fshehën në një vend të caktuar në tokën e familjes së të arrestuarit, në Casenove, Foligno. Coresi, i cili do të paraqitet para gjyqtarëve më 7 maj për një gjyq të shkurtuar, hoqi dorë nga nënshtrimi ndaj bashkëpunimit me hetuesit dhe më pas u kërkoi Policisë Financiare të gjente vendin e fshehur, duke i ofruar edhe një hartë të detajuar të vendndodhjes.

Scroll to Top