Bajerni mban yllin Pavloviç, refuzon Siti dhe Real Madrid

Merkato e nxehtë: Bajerni refuzon Mançester Sitin dhe Real Madridin për yllin e tyre.

Real Madridi dhe Mançester Siti thuhet se kanë shënjestruar një lojtar kyç të Bajernit për merkaton e verës. Megjithatë, një transferim i tillë duket se mbetet vetëm në kuadër të dëshirave.

Me paraqitjet e tij fantastike me fanellën e Bajernit, Aleksandar Pavloviç ka rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg këtë sezon. Real Madridi dhe Mançester Siti raportohet se janë të gatshëm të bëjnë lëvizje të menjëhershme përpara se 21-vjeçari të bëhet i papërballueshëm për nga çmimi.

Megjithatë, dy gjigantët e futbollit nuk kanë më një shans real për ta transferuar mesfushorin. Sipas gazetarit gjerman Kristian Falk, një largim i tij është jashtë diskutimit.

“Ai e do këtë klub dhe nuk mendoj se do të largohej, sidomos tani që Bajerni po ecën kaq mirë,” u shpreh Falk.

Pavarësisht interesimit nga klubet e mëdha, Bajerni ka të gjitha kartat në dorë për të mbajtur Pavloviçin.

Scroll to Top