Dorëheqja e Leskajt nga funksioni në PD, Berisha e pranon: Do të japë kontribut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar tërheqjen e Bujar Leskajt nga funksionet brenda kësaj partie. Berisha konfirmoi lajmin dhe theksoi se kishte pranuar dorëheqjen e Leskajt.
“Është e vërtetë. Bujar Leskaj ka ardhur dhe më ka paraqitur dorëheqjen. Dhe unë e pranoj atë dorëheqje nga pozicioni i drejtuesit të qarkut. Nuk kam më komente. Ai e ka bërë publike. Unë e vlerësoj dorëheqjen e tij. Sugjerimi i tij është sugjerimi i tij, por si hap këtë deklaroj: Ai do të japë kontribut në PD, por jo si drejtues qarku”, tha Berisha.
