Bonus Pensionistët Fundviti: Sa Do të Merrni?

Qeveria do të ndajë sërish bonus për pensionistët. Sa lekë do të marrë mosha e tretë për festat e fundvitit

Qeveria ka marrë vendimin që të shpërndajë bonus për pensionistët në fund të vitit. Deklarata u bë nga ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ligjeve.

Sipas ministrit, pensionistët që marrin një pension deri në 20 mijë lekë do të marrin bonus 15 mijë lekë. Ata që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus 10 mijë lekë.

“Paratë janë shpërndarë në ministritë e linjës. Bonusi i fundvitit do të jetë njësoj si bonusi që kanë marrë vitin e kaluar. Kush ka pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë,” tha Petrit Malaj.

Petrit Malaj shtoi: “Kemi alokuar në skemën e pensioneve rreth 7.6 miliardë lekë. Nga këto, 1.7 miliardë lekë shkojnë në llogarinë speciale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë rrisin fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë. Kjo shtesë, që buron nga rritja e kontributeve të skemës, e çon në 9.7 miliardë lekë nivelin e fondeve për bonusin e fundvitit.”

Scroll to Top