Braçe: Vrasje me porosi në politikë, akuza për spiunë

Braçe pranon konfliktin me Ramën, por fajëson ‘spiunët’: Kjo që po më bëhet është vrasje me porosi, askush nuk mund të më nxjerrë nga mbledhja

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas lajmeve që u përhapën dje nga mbledhja e grupit të PS-së, ku raportohej për një konflikt të ashpër mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Braçe ka pranuar indirekt përplasjen, por ka hedhur akuza në drejtim të kolegëve të tij, të cilët sipas tij kanë shpërndarë materiale në media.

Sipas Braçes, ajo që po i bëhet atij është “vrasje me porosi”, duke shtuar se ai ka folur dhe do të flasë gjithmonë për atë që mendon për situatën brenda radhëve të socialistëve.

Në reagimin e tij të gjatë, Braçe shprehet se askush nuk mund ta nxjerrë nga mbledhja dhe se ai është larguar nga salla vetëm kur nuk ka pasur më gjë për të thënë. Ai kërkon që të gjenden dhe të bëhen shembull të gjithë ata që nxjerrin jashtë kontekstit diskutimet që socialistët bëjnë me mirëbesim mes tyre.

Braçe gjithashtu përmend se vetë kryeministri Rama u ka kërkuar që të flasin hapur, në lidhje me pakënaqësitë që ka elektorati në bazë.

Postimi i Braçes:**

“KENI DEGJUAR PER VRASJET ME POROSI? KJO QE DO JU TREGOJ ESHTE NJE VRASJE ME POROSI, NE POLITIKE, AFERMENDSH!

Funksionon prej vitesh veçanërisht ndaj atij, atyre që kanë mendimin e tyre. Është e njëjta teknologji si ajo e VEZËS – asaj me të cilën qëllohen deputetë pa asnjë shkak, pa asnjë arsye, pa i njohur e pa ju ditur emrin fare; Është e njëjta linjë me atë dhe synon LINCIMIN, POSHTËRMIN!

Dje para se të flisja – ishte në fillim të mbledhjes, krejtësisht në mirëbesim të kryetarit të partisë që kërkoi aty që të flitej hapur, ju luta pjesëmarrësve në mbledhje – kishte më shumë se deputetë aty – të mos nxirrnin “jashtë shtëpie” fjalët e mia; ju thashë që nëse gjykoj të them diçka publikisht, e bëj vetë, s’ka nevojë ta bëjë kush për mua! Dhe e zbatuan, nuk kanë nxjerrë në publik asnjë fjalë timen, por kanë nxjerrë gjithçka tjetër, duke shtuar e transformuar!

Tani, meqë dje u morr një angazhim për ta bërë shembull atë që nxjerr jashtë shtëpie fjalët, mezi pres të shoh shembullin; në mungesë të tij, do të më duhet të mendoj diçka tjetër që ka kohë që ma thonë.

Ndërkohë, MUA NUK MË KA NXJERRË ASKUSH NGA MBLEDHJA, NUK KA SESI, NUK NDODH – JAM NË KËTË ShtëPI PARA CDOKUJTT ATY; UNE JAM ULUR DJE KUR NUK KAM PASUR MË Ç’TË THËJA!

Në këtë mbledhje dhe tjetrën para saj, shumë më gjatë – edhe ajo u banalizua me porosi, kam thënë atë që dëgjoj dhe mendoj, asgjë më pak dhe asgjë më shumë se sa thonë SOCIALISTËT dhe më gjerë, çdo ditë në këtë vit që unë kam në TIRANË; ndaj unë rri në rrugë, për të dëgjuar secilin, çdo kënd.

UNE KAM IKUR NGA MBLEDHJA VETE, KUR NUK KISHA MË Ç’TË THËJA! Kjo është e vërteta dhe meqë ka ca kohë që mbledhjet rregjistrohen të gjitha, mund edhe t’u dokumentojnë!”

Scroll to Top