Dëmtimi i Nico Paz Rrezikon Botërorin e Argjentinës

Alarm në Argjentinë! Një nga yjet që pritej të shkëlqente në Botëror rrezikon ta humbasë për shkak të dëmtimit; bëhet gati zëvendësuesi.

Përfaqësuesja e Argjentinës ndodhet në alarm, pasi mund të humbasë një nga lojtarët më cilësorë të saj. Mesfushori ofensiv, Nico Paz, raportohet se rrezikon të mbetet jashtë turneut për shkak të një dëmtimi dhe Federata ka vënë në gatishmëri zëvendësuesin e tij të mundshëm.

Lojtari, i cili aktivizohet te Komo, u dëmtua në ndeshjet e fundit të sezonit në Serie A, ku ishte padyshim një nga lojtarët më të spikatur. Pritjet ishin që loja e Argjentinës të mbështetej edhe në aftësitë e tij, duke qenë një alternativë e rëndësishme fantazie në mesfushë, përveç Lionel Mesit.

Situata e tij aktualisht përshkruhet si e komplikuar dhe në radhët e Argjentinës nuk ka siguri nëse ai do të jetë gati në kohë. Për këtë arsye, Federata ka kontaktuar Emiliano Buendía, lojtar i Aston Villës, si një mundësi për ta zëvendësuar atë në fazën ofensive.

Për Nico Paz, do të pritet deri në ditën e fundit para debutimit në turne, sipas rregulloreve të FIFA-s. Megjithatë, tashmë prania e tij në Botëror duket realisht në rrezik.

Scroll to Top