Armando Dobra protagonisti në Angli, Çesterfilld drejt fazës “play off” përballë klubit më të vjetër në histori
Armando Dobra e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin e rregullt. Sulmuesi shqiptar ka dhënë asist për dy nga golat e Çesterfilld, ekip që triumfoi 1 me 2 në transfertë ndaj Suindon.
Kjo fitore vulosi vendin e gjashtë për Çesterfilld në renditje, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën “play off”. Klubi ku aktivizohet Dobra synon ngjitjen në “League One”.
Në gjysmëfinale, Çesterfilld do të përballet me skuadrën e Notts County. Sfida, e cila do të zhvillohet me vajtje-ardhje, premton emocione të forta. Notts County njihet ndryshe si klubi profesionist më i vjetër në botë.
Qëllimi kryesor i Çesterfilld është kalimi i kësaj faze, për të vazhduar më tej drejt synimit të ngjitjes në kategorinë e tretë të futbollit anglez.
