Dogana Shqiptare dhe AKEP bashkëpunojnë për dërgesa postare më të shpejta dhe kontrolle më efikase
Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave zhvilloi një takim me përfaqësues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Ky takim u zhvillua në vijim të kërkesës së AKEP dhe fokusoi diskutimet në adresimin e çështjeve të ngritura nga operatorët e ofrimit të shërbimit postar.
Gjatë takimit u diskutua forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional. Synimi kryesor ishte formalizimi i mëtejshëm i tregut dhe rritja e efektivitetit në luftën kundër informalitetit në fushën e dërgesave postare.
Një tjetër çështje e rëndësishme ishte zhvillimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit nga operatorët e postave të shpejta dhe Posta Shqiptare. Kjo zhvillim synon mundësimin e Njoftimit Para Mbërritjes për dërgesat postare brenda vitit 2026. Ky mekanizëm do të krijojë mundësi për një përpunim më të shpejtë dhe efikas të dërgesave, duke forcuar njëkohësisht analizën e riskut dhe kontrollet doganore.
Bashkëpunimi ndërinstitucional në këtë drejtim synon të krijojë një ekuilibër më të mirë mes lehtësimit dhe përshpejtimit të procedurave doganore, si dhe forcimit të kontrolleve. Kjo do të garantojë një menaxhim më efikas të dërgesave postare dhe do të kontribuojë në luftën kundër kontrabandës, evazionit dhe informalitetit në fushën e tregtisë elektronike.
