Gjykata e Lartë: 100 Milionë Lekë Dëmshpërblim për Nanon

100 Milionë Lekë Dëmshpërblim: Gjykata e Lartë E Shpall Të Paligjshëm Shkarkimin e Nanos

Gjykata e Lartë i ka dhënë fund procesit të gjatë gjyqësor mes ish-kryepolicit Gledis Nano dhe Këshillit të Ministrave e Ministrisë së Brendshme. Si pasojë, këto të fundit janë detyruar t’i paguajnë atij dëmshpërblim në shumën prej 100 milionë lekësh të vjetra.

Gledis Nano e kishte konsideruar të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra, vendim i marrë nga kryeministri dhe ministri i atëhershëm, duke iu drejtuar më pas gjykatës. Edhe më parë, shkallët e tjera të gjyqësorit i kishin dhënë atij të drejtë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë mban datën 17 Shkurt 2026. Kryegjyqtari Sokol Sadushi ka qenë relator i çështjes me titull “GLEDIS NANO Kundër KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË dhe Të Tjerë”, e cila u dorëzua nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme.

Në vendim thuhet: “Detyrimin e palës së paditur të trajtojë me pagë paditësin deri në përfundim të mandatit 5-vjeçar si dhe sistemimin e tij në strukturat e Policisë së Shtetit apo funksione të tjera. Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm sipas nenit 317 të Kodit të Procedurës Civile.”

Gjykata e Lartë ka vendosur gjithashtu shfuqizimin e vendimit nr. 580, datë 31.08.2022, të Këshillit të Ministrave, ku paditës ka qenë Gledis Nano, të paditur Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Brendshme, ndërsa pjesëmarrës në gjykim ka qenë Avokatura e Shtetit.

Scroll to Top