“`html
Elseid Hysaj, në prag të sfidës që Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë kundër Luksemburgut, ka ndarë mendimet e tij. Nëse do të jetë në fushë, mbrojtësi do të shënojë paraqitjen e 100-të me fanellën kuqezi.
Ai ka theksuar se:
- “Kohët e fundit nuk ka më skuadra të lehta. Të gjitha luajnë mirë futboll, dhe ato që nuk kanë emra të njohur janë forcuar, prandaj duhet të tregojmë kujdes.”
- “Kemi punuar me video. Me ndihmën e trajnerit do rregullojmë dy-tre gjëra që nuk funksionuan në ndeshjen e kaluar dhe shpresojmë të shënojmë.”
- “Në fushë jemi të gjithë barabartë, 11 kundër 11. Nuk do të thotë që Italia fiton lehtësisht me Luksemburgun ose Shqipëria. Ata kanë lojtarë cilësorë dhe janë të përqëndruar, ne duhet të jemi 120% më të përqëndruar se ata për të fituar ndeshjen.”
Lidhur me ambientin brenda ekipit dhe trajnerin e ri, Hysaj është shprehur:
- “Ambienti është shumë mirë. Trajneri ka pak kohë që ka ardhur. Është një trajner pozitiv që të jep energji të mirë, do të na mësojë një lojë të re dhe më agresive.”
- “Është më mirë nëse hyj në fushë. Ambienti është shumë mirë, çunat janë të gjithë gati.”
- “Ndeshja e kaluar shkoi keq, por mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Nuk arritëm të shënojmë dhe futbolli është kështu.”
- “Duhet sigurisht të analizojmë gabimet që kemi bërë, por edhe të kuptojmë që kemi bërë gjëra pozitive.”
Ai ka bërë thirrje për mbështetjen e tifozëve:
- “Uroj që stadiumi të jetë plot, ne vijmë pak herë në kombëtare dhe ato herë dua ta shoh me tifozë. Të shoh ngjyrat kuqezi. Shpresoj këtë ndeshje të vijnë shumë tifozë sepse na ndihmojnë, si ne ashtu edhe kombin.”
Për sa i përket integrimit dhe profesionizmit:
- “Nuk duhet shumë kohë sepse jemi profesionistë. Jemi me eksperiencë, ka dhe lojtarë të rinj. Duhet të ambientohemi me të rinjtë. Kombëtarja kështu është.”
- “Jemi të zgjuar dhe profesionistë, të kuptojmë çfarë kërkon trajneri. Trajneri po na kupton dhe neve, duhet të njohë karakteristikat e lojtarëve që ka.”
Në lidhje me mundësitë e shënimit dhe rolin e sulmuesve:
- “Nga mënyra si luajtëm, ne kishim shumë raste. Gabimet para portës janë pjesë e lojës. Një sulmues mund të bëjë gol nga 50 metra, si dhe të gabojë 1 metër afër portës.”
- “Duhet të jemi pozitivë, me këtë trajner do kemi shumë raste për shënim, thjesht duhet që sulmuesit të lirohen nga presioni që kanë.”
- “Broja, Mehmeti, Daku dhe të tjerë, kushdo që të luajë, ta dijë se mbështetjen tonë e ka afër.”
Hysaj ka folur edhe për kalimin nga një staf teknik tek tjetri dhe ambiciet:
- “Kohë nuk kemi shumë. Duhet ta ekuilibrojmë këtë kalimin nga trajneri i ri te largimi i atij të vjetrit. Nga një modul kemi kaluar me tjetrin.”
- “Besoj te zgjedhja e trajnerit dhe forca e ekipit.”
- “Ëndërroj të kualifikohemi në Europian dhe të fitojmë Ligën e Kombeve.”
Ai ka theksuar individualizmin dhe përqëndrimin në fushë:
- “Besoj është personale e çdo lojtari. Unë për shembull nuk më ndryshon që një trajner të flasë se në lojë je i përqëndruar. Nëse do të flasë, do flasë. Ne kemi topin në këmbë në fushë dhe duhet ta analizojmë ndeshjen nga brenda.”
Në fund, ai shprehu dëshirën për të luajtur dhe krenarinë për një ndeshje të qindtë:
- “Shpresoj të luaj, këtë e di trajneri.”
- “Ëndërr për mua dhe krenari nëse arrij ndeshjen e 100-të. Që i vogël kam pas ëndërr të luaj me Kombëtaren, jo më që të luaj 100 ndeshje.”
“`
