Roma e vendosur, Gasperini thumb Interit: Ia kam thënë edhe lojtarit
Trajneri i Romës, Xhian Piero Gasperini, ka dhënë një pasqyrë të merkatos së verdhekuqve, duke i dërguar një “thumb” edhe Interit.
“Mund të bëjnë çfarë të duan, Mançini nuk largohet, ia kam thënë edhe atij,” tha trajneri i Romës.
Më pas, duke folur për Dybalan, ai shtoi: “Jo, por siç thashë edhe më parë, është një moment pak i bllokuar, por po punohet në heshtje dhe më pas lajmet mund të dalin papritur. Megjithatë vullneti i të gjithëve është që ai të qëndrojë.”
Lidhur me mundësinë e ndonjë “dhurate” nga familja Friedkin, Gasperini u shpreh: “Jo, mendoj se ne më shumë se dhurata duhet të punojmë mirë, me seriozitet dhe vëmendje, sepse Roma është një klub shumë i rëndësishëm.”
Ai vijoi duke theksuar: “Stadiumi është gjithmonë i mbushur, ka pasion të madh dhe kemi detyrimin të përpiqemi ta rrisim këtë skuadër dhe t’u japim kënaqësi tifozëve.”
